
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën pasdite në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Temë kryesore e takimit ishin zhvillimet aktuale politike në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushja e plotë e agjendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema tjera me interes.