Ndërsa dje avokatët e të akuzuarve të grupit të Drenicës u morën me dëshmitaren A, sot ata do të vazhdojnë ta pyesin dëshmitaren B, dëshmitë e të cilave përbëjnë boshtin e akuzës ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dhe bashkëluftëtarëve të tij Ismet Haxha, Nexhat Çubreli dhe Shefki Hyseni.
Dy motra nga Mitrovica, të koduara me shkronjat A e B, kanë statusin e dëshmitareve të mbrojtura.
Për këtë shkak seancat që po mbahen në gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës janë të mbyllura për publikun.
Dëshmitaret, dëshminë e tyre e kanë bërë nëpërmjet videolinkut, i tha Koha.net avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, i cili nuk ka dhënë detaje për ecurinë e kësaj faze të procesit.
Ky grup akuzohet se kanë kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë.