Home LAJME Greqi, vritet me thikë i dënuari shqiptar

Greqi, vritet me thikë i dënuari shqiptar

Një i burgosur shqiptar është therë me thikë në një burg në Patra – Greqi. Sipas njoftimeve të medieve greke krimi ka ndodhur në korridorin e burgut. Bëhet fjalë për një përleshje mes të dënuarve shqiptarë.

I vdekur ka mbetur një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet burg për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Autori i krimit ka përdorur një thikë të improvizuar për të goditur 24 vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

I dënuari me burgim të përjetshëm ka goditur 6 herë me thikë 24 vjeçarin, ku njëra prej tyre e ka rezultuar fatale pasi i ka prekur zemrën.

Nga hetimi paraprak thuhet se dy të dënuarit shqiptarë vazhdimisht kanë pasur konflikte mes tyre.

“Ishin momente tronditëse. Vrasja nuk zgjati më shumë se një minutë. E godiste 24-vjeçarin me tërbim”, është shprehur një zyrtar i burgut për faqen informative greke.

Situata mbetet e tensionuar në burg pavarësisht masave të rrepta të sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Politikave Penale në Ministrisë e Drejtësisë, Marino Skandamis, pas kësaj ngjarjeje ka urdhëruar një hetim.

Ngjarja ka ndodhur në burgun Shën Stefani në Patra.

Sipas këtij departamenti nuk duhen ende arsyet e përleshjes së shqiptarëve në zonën e përbashkët të burgut.

Previous articleLuftojeni korrupsionin
Next articleTevez: Nuk kam probleme me Messin